Pastruesja hyn gjatë lajmeve, momenti bëhet viral

Një video nga edicioni qendror i lajmeve në News 24, po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale duke u kthyer në “virale”.

Bëhet fjalë për sanitaren e televizionit, e cila padashur ka hyrë në studio gjatë transmetimit në kohë reale, dhe ka kaluar prapa shpinës së folësit të lajmeve, Edvin Peçi.

Sanitarja e kupton me vonesë se është në transmetim direkt dhe largohet me shpejtësi.

Videon virale mund ta shihni KËTU.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *