VIDEO VIRALE/ Edhe qeni i trafikantëve të drogës shtrihet në tokë kur hyn policia

Ka bërë xhiron e mediave botërore momenti gazmor kur qeni roje i një bande droge u shtri në tokë përkrah kriminelëve në momentin që ata u arrestuan në Brazil gjatë zbulimit të një depoje droge.

Policët arrestuan 3 burra në një fermë në Hortolandia, të shtetit Sao Paulo, të enjten. Pamjet e bastisjes i tregojnë ata të shtrirë në dysheme me fytyrë poshtë dhe me duart e tyre të lidhura me pranga pas shpine.
https://www.youtube.com/embed/kZrTYMxRjWM
Me ta edhe qeni i racës Rottweiler vendosi të dorëzohej gjithashtu duke u shtrirë pranë 3 të dyshuarve.

Oficerët sekuestruan 1176 pako që përmbanin 1.1 ton marihuanë. Policia kishte monitoruar pronën dhe ndërhyri kur po bëhej dorëzimi. Gjithsesi qeni i është lënë pronares së tokës pranë shtëpisë pasi policia tha se ajo nuk është e përfshirë në trafik droge.

Policët thanë se do të kthehen në fermë për të kontrolluar qenin Rottweiler dhe 2 të tjerë për të parë nëse duhet të merren nga shërbimet e mbrojtjes së kafshëve. ©LAPSI.al

Narcotics cops arrested three men on a ranch in Hortolandia, Sao Paulo state, on Thursday and footage of the raid shows them lying face-down on the floor with their hands cuffed behind their backs
Pablo EscoBARK: The gang's massive Rottweiler decided to surrender too and flopped down beside the three suspects
The officers seized 1,176 bricks containing 1.1 tonnes of marijuana from the property
According to Narcotics Police, the drugs had been shipped to the house in Hortolandia from Campo Grande, Mato Grosso do Sul state

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *