Shkojnë me marr nuse, nuk iu pritet në kolonë / Shikoni tmerrin që shkaktojnë dasmorët në Fushë-Kosovë

Rastet kur qytetarët thyejnë rregullat e komunikacionit në vendin tonë nuk janë të rralla e sidomos gjatë verës, kur ahengjet familjare mbahen pothuajse në çdo të dytën ditë. Një rast i fundit ka ndodhur sot në magjistralen Fushë-Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesi ka dërguar pamje në redaksinë tonë, ku shihet një numër i makinave të cilat bartin flamujt në dritare, ndërsa kalojnë me shpejtësi në shiritin e emergjencës.

Sipas informatave nga sinjalizuesi, si pasojë e kolonës së madhe, dasmorët kanë hyrë në shiritin e emergjencës në krahun e djathtë për të kaluar më shpejtë kolonën e krijuar.

Thyerjet e rregullave nga qytetarët gjatë verës, në kohën kur mbahen dasmat dhe ahengjet janë pothuajse të përditshme.

Gazeta Sinjali ka raportuar edhe më parë për shkelje të rregullave në trafik nga qytetarët e që nuk kanë munguar edhe ato nga Policia e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *