Ky është parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa i përket motit mbi vendin tonë gjatë javës së ardhshme.

Të hënën sipas IHMK-së, do të mbajë mot kryesisht me diell.

Në njoftimin e publikuar thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 dhe 25gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

Për të martën parashihet një mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 dhe 25 gradë Celsius.Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Ditën e mërkurë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës vende -vende parashihen të sjellin reshje shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19 dhe 23 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugperendimi.

Të enjten do të jetë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 dhe 19 gradë,

Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

Ditën e premte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperauturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit e lehtë deri mesatare.

Gjatë këtyre pesë ditëve kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojn të jenë relativisht të mira dhe stabile.

Ndërsa, sasitë totale të reshjeve gjatë javës që po e lëmë ishin 6-45 litër për metër katrorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *