Derisa shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila iu dha fjala për të folur në Kuvend për raportin e DASh-it, deputeti i PDK-së Ferat Shala ia bllokoi foltoren.
Pas kësaj, nënkryetarja Saranda Bogujevci ka kërkuar ndërhyrjen e sigurimit për të larguar largojë nga seanca deputetin e LVV-së, Salih Zyba, dhe deputetin e PDK-së, Ferat Shala.
Kjo erdhi pasi ajo u kërkoi atyre që të mos e pengojnë shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, të deklarohet në seancë.
Shala u ngrit për të t’ia ndalë mikrofonin Kusari-Lilës për shkak se sipas tij, Bogujevci ia ka dhënë fjalën jashtë rendit të ditës.
“E thërras sigurimin, sigurimin tani në sallë dhe i largon deputetët që i përmenda me emër. E kam të pamundur në secilën seancë burrat ngriten në këmbë e më tregojnë mua se si të interpretojë rregulloren, mjaft më”, ka thënë Bogujevci.
Pas thirrjes së Bogujevcit, deputetët u larguan vet dhe nuk pati nevojë të ndërhyjë sigurimi.