Sot rreth orës 16:00 në fshatin Lupç të Podujevës ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur tre persona, ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime me thikë.
Lajmin për Gazetën Neutral e ka konfirmuar zyrtarja për informim e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 16:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupç të Podujevës. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme. Bazuar në të dhënat e deritanishme në këtë rast janë plagosur nga arma e zjarrit tre persona, ndërsa një person ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë). Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.