Stresi paralajmëron ashpër me një video Clevion

Reperi Stresi dhe Clevio po vazhdojnë të komentohen mjaft shumë ne mediat rozë.

Dy ditë më parë Stresi shkoi në shtëpinë e Clevios ku edhe i beri një dhuratë. Pas kësaj dukej se dyshja i kanë përmirësuar marrëdhëniet mes vete.

Mirëpo duket se ky ribashkim zgjati pak pasi në një video-incizim që ka bërë Stresi, paralajmëroi Clevion të rrijë mirë e mos të rrijë “duke argëtuar disa fëmijë në Tik Tok”

“Rri mirë po të them, sillu mirë. Idiot! në vend të të mbarosh arrestin e shtëpisë e të bësh lekë të ecësh para ke zgjedhur një jetë mizerje. Na ke pasur në krah për çdo gjë deri në momentin e fundit. Të erdha të thash po vi të takoj, po po vi për mirë që t’i mbyllim muhabetet. Ti je duke argëtuar disa fëmijë aty në TikTok. Bo kot aty në TikTok sikur ça je duke fituar. Rri aty me gisht të thyer me qenin, Gangon. Ofendon njerëzit, i nxjerr foton e gruas dikujt tjetër e shan. Nuk po të kuptoj mo vëlla. Por mos bëj gabim me i marrë gjërat për dobësi. Se nuk i han kujt se kush je. Të kanë respektuar e gjithë Shqipëria. Disa prej meje, disa prej Aleksit,”- shprehet Stresi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *