U raportua i zhdukur, 7-vjeçari gjendet i vdekur brenda lavatriçes

Një djalë 7-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një lavatriçeje në shtëpinë e prindërve të tij në Teksas, dy orë pasi ishte raportuar i zhdukur në polici, sipas mediave amerikane.

Trupi i Troy Khoeler u gjet brenda lavatriçes rreth orës 7:20 të mëngjesit. Është e paqartë sesi 7-vjeçari gjeti vdekjen  brenda lavatriçes, nëse kishte ujë në lavatriçe ose se si është mbyllur kapaku. Troy u adoptua nga prindërit e tij në vitin 2019, sipas policisë.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9mZiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfcmVmc3JjX3Nlc3Npb24iOnsiYnVja2V0Ijoib2ZmIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9yZXN1bHRfbWlncmF0aW9uXzEzOTc5Ijp7ImJ1Y2tldCI6InR3ZWV0X3Jlc3VsdCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0Zndfc2Vuc2l0aXZlX21lZGlhX2ludGVyc3RpdGlhbF8xMzk2MyI6eyJidWNrZXQiOiJpbnRlcnN0aXRpYWwiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2V4cGVyaW1lbnRzX2Nvb2tpZV9leHBpcmF0aW9uIjp7ImJ1Y2tldCI6MTIwOTYwMCwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvZmYiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3R3ZWV0X2VkaXRfZnJvbnRlbmQiOnsiYnVja2V0Ijoib2ZmIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH19&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1552616805813846017&lang=en&origin=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2Fu-raportua-i-zhdukur-7-vjecari-gjendet-i-vdekur-brenda-lavatrices%2F&sessionId=3223cfb02fa4334eaf85af0660b9aa764cafba3b&theme=light&widgetsVersion=6da0b7085cc99%3A1658260301864&width=550px

Togeri i Zyrës së Sherifit të Qarkut Harris Robert Minchew u tha gazetarëve se Troy mund të ishte zhdukur që në orën 4 të mëngjesit.

“Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur, por po përpiqemi ta zbulojmë”, tha ai.

Ai tha se policia kishte intervistuar prindërit për të plotësuar një raport për personat e zhdukur kur ata kuptuan se nuk kishte asnjë shenjë të dyerve apo dritareve që ishin lënë të hapura.

Më pas ata kontrolluan shtëpinë dhe zbuluan trupin e Troy-t.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *