Një person ka vdekur në Entin Special Mental në Ferizaj, ka njoftuar Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Ferizaj.
Qazim Reka, zëdhënës i policisë rajonale për Ferizaj, ka thënë se rasti ka ndodhur sot rreth orës 10:20.
“Sot rreth orës 10:20 jemi informuar se në Entin Special Mental Ferizaj, personi B.K. (79), me të meta mentale, ka vdekur në mënyrë natyrale. Këtë e ka konfirmuar edhe mjeku kujdestar. Për këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar dhe është hapur rast hetimi mbi vdekje”, tha ai.