Dy persona kanë mbetur të vdekur në një aksident në Suharekë, ku i përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.
Faton Aliu, zëdhëndës polici në rajonin e Prizrenit, e ka konfirmuar për ‘Indeksonline’ se ngasësi i veturës është ndalur për 48 orë me udhër të prokurorit kujdesar.
“Vozitës i veturës është ndaluar për 48 orë pas trajtimit mjekësor, me udhër të prokurorit kujdestar”, tha Aliu.
Ndryshe, viktimat e aksidentit është bërë e ditur se janë të moshës 31 dhe 20-vjeç nga Prizreni.