Në afërsi të fshatrave Llandovicë dhe fshatit Gjonaj të Prizrenit ka pasur të shtëna me armë.
Lajmin e ka konfirmuar Faton Aliu, drejtor I Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.
Ai ka thnëë se nuk ka të lënduar, ndërsa policia është në vendin e ngjarjes për identifikimin e personave të përfshirë.
“Në mes fshatit Landovicë dhe fshatit Gjonaj të Prizrenit është raportuar që ka pasur të shtëna me armë zjarri. Vetura e dyshuar ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Njësitë e policisë janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.