Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Dafina Zeqiri, së fundi ka sjellë hite të njëpasnjëshme.
Ajo po ashtu ka publikuar edhe albumin e saj “The Absolute”, i cili u mirëprit nga fansat e saj.
Por, duket se këngëtarja nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, pasi në rrjetet sociale të saj, ka paralajmëruar edhe një projekt.
“Ku ma le forcën” do të mbajë titullin kënga që sipas përshkrimit në Instagram nga Dafina, do të publikohet nesër (e shtunë) në orën 18:00.
Dafina, po ashtu, para ca jave mori një propozim për martesë nga partneri i saj Kreshniku.
Ajo i ndau këto momente intime me publikun duke postuar disa imazhe nga skena romantike e propozimit.
Fotografitë shfaqën një ambient të mrekullueshëm, i mbuluar në petale të bardha trëndafili dhe qirinj të ndriçuar, të cilin e shoqëron shkrimi “Marry Me”.