Prokuroria në Gjilan ka dhënë një kërkesë të çuditshme pas rrahjes fizike që drejtori sportiv i klubit “Drita”, Valon Zymberi ia bëri disa tifozëve gjilanas.
Në kërkesën e Prokurorisë, kërkohet që Valon Zymberi t’i ndalohet ofrimi ndaj disa personave të caktuar dhe kërkohet që i njëjti të lajmërohet në stacion policor.
“Kërkese e Prokurorisë për të pandehurit është ndalimi i ofrimit te personave te caktuar dhe lajmërim ne Stacionin Policor ne Gjilan. Gjyqtari i procedurës paraprake ne lidhje me këtë çështje sot do te mbaje seancën dëgjimore ne ora 15:00 dhe pas mbajtjes se seancës do te nxjerr aktvendim”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.
Valon Zymberi është një nga emrat më të përmendur ditëve të fundit në vend.
Atij iu publikuan disa video ku shihet teksa me disa persona të tjerë sulmon fizikisht udhëheqësin e grupit të tifozëve “Intelektualët”, Taulant Byqmeti.
Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, derisa sot do të merret vendim i ri.