Një tentim-vrasje ka ndodhur sot në Dragash.
Dyshohet se dhëndri ka shtënë me armë zjarri në drejtim të vjehrrit të tij. Si pasojë ai ka mbetur i plagosur dhe aktualisht është dërguar për tretman mjekësor
Burimet e IndeksOnline kanë njoftuar se i plagosur ka mbetur Nagip Qusaj ndërsa i dyshuar është ish-dhëndri i tij, Omer Muhameti.
Sipas burimeve, i dyshuari është emër i njohur për organet e rendit, si kryer e veprave penale.
Autori i këtij krimi ka përfunduar në pranga të policisë, ndërsa viktima është dërguar me plagë drejt emergjencës.
Plagosja ka ndodhur në qendër të qytetit, afër komunës, xhamisë dhe Gjykatës themelore.
Rruga mbetet ende e bllokuar për qarkullim të automjeteve derisa policia po merret me hetimin e këtij rasti.