Policia e Kosovës ka njoftuar se njësia patrulluese gjatë ditës së djeshme në fshatin Krivenik të Hanit të Elezit kanë vërejtur një automjet të dyshuar dhe menjëherë kanë marrë veprime për ta ndaluar.
Drejtuesi i automjetit, me të vëne re se është pikasur nga patrullat policore kufitare, ka braktisur automjetin dhe ka ikur në drejtim të territorit të Maqedonisë.
Policia ka tërhequr automjetin me targa të Maqedonisë së Veriut dhe gjatë kontrollit është vërejtur se kishte të ngarkuar:
360 pako x 800 gr = 288 kg, të llojit lord,
79 pako x 500 gr = 39.5 kg, të llojit marlboro
60 pako x 500 gr = 30 kg, të llojitl lord
60 pako x 500 gr = 30 kg të llojit dunhill
80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit davidof
80 pako x 500 gr = 40 kg të llojit west
20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit royal
20 pako x 500 gr = 10 kg të llojit virginia.
Gjithsej janë sekuestruar 487.5 kilogramë duhan i gatshëm për treg. Vlera e mallit dhe e akcizës mbetet të përcaktohet nga Dogana e Kosovës.
Malli dyshohet të jetë sjellë kontrabandë nga Maqedonia Veriore përmes rrugëve malore. Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, ku me urdhër të tij, malli i kontrabandë dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor-Hani i Elezit.