Serbët urdhëruan arrestimin e tij/ At Nikolla Xhufka: Do ngre Kishën Autoqefale në Prishtinë

At Nikolla Xhufka thotë se do të ngrejë Kishën Autoqefale në Kosovë, pavarësisht se serbët urdhëruan arrestimin e tij.

Në emisionin “360 gradë” në ABC News, At Nikolla u shpreh se kisha do të ngrihet në zemër të Prishtinës.

“Deklarata e Kishës Serbe thoshte kështu; Albin Kurti po përdor priftin At Nikolla Xhufka të Elbasanit, për të ngritur Kishën Autoqefale në Kosovë. Dhe unë shtoj; At Nikolla Xhufkën nuk po e përdor Albin Kurti për të ngritur Kishën Autoqefale në Kosovë. At Nikolla Xhufka do ta ngrejë Kishën Autoqefale në Kosovë, nami të bëhet. Kisha Ortodokse Autoqefale Kombëtare Shqiptare do të ngrihet në zemër të Prishtinës. U kërkua që unë gjatë këtij hetimi, të qëndroj në burg, sepse qenkam kaq i rrezikshëm, saqë mund te zhduk provat, dëshimtarët okularë që kanë qenë atje. Detyra ime si klerik kjo është, të shkoj aty ku ka nevojë, besimtarët, komuniteti. Për ne si kishë dhe për mua si kishë, individ, mjafton të jenë shqiptarë.

Shkoj, kudo që të jetë. Dhe kur vij në Elbasan, kur zgjohem në mëngjes, bie derë dhe ishte postieri. Ai më nxjerr një letër bakalli, pa zarf, pa treguar se kush e ka ngritur padinë. Nisem në Tiranë, por ku duhet të shkoj? Nuk e kam idenë, nuk kam shkuar në gjykata. Më kanë paditur për fyerja dhe shpifje”, theksoi ai./abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *