Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar sot që në rendin e ditës të Kuvendit të Kosovvës të futet edhe diskutimi për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se sot nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa dy raportet e fundit ndërkombëtare për Kosovën, të cilat, sipas Tahirit, shpërfaqin një gjendje të zymtë dhe aspak të mirë të Kosovës.
Madje, ai ka thënë se kryefjala e këtij raporti është korrupsioni serioz qeveritar, për të cilën, Qeveria duhet të ndërmarr masa të shpejta dhe konkrete për ta trajtuar.
Por, me këtë kërkesë të tij nuk është pajtuar Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes. Në votimin që u bë në Kuvend për të votuar rendin e ditës, grupi më i madh parlamentar votoi kundër futjes në rend të ditës ky diskutim, duke dashur që ti ikin kështu të gjeturave serioze që përmbajnë raportet e DASH-it dhe ai i Freedom House.