Para pak çastesh ka ndodhur një aksident në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë.
Sipas dëshmitarëve, në motoçikletë ishin dy persona.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa raportohet për tre të lënduar.
Kujtojmë se në të njëjtën magjistrale, sot në orët e hershme të mëngjesit si pasojë e një aksidenti të rëndë, kanë ndërruar jetë dy persona dhe janë lënduar dy të tjerë.