Ky është 42-vjeçari që humbi jetën në Pejë që dyshohet se kreu vetëvrasje

Një rast tragjik ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në qytetin e Pejës, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë pa ndjenja. Ai u dërgua në spital, ku edhe ka ndërruar jetë.

Sinjali mëson se dyshimet e para janë se i ndjeri ka kryer vetëvrasje, duke u hedhur nga ballkoni i një  banese në rrugën ‘Leke Dukagjini’.

Burimet e IndeksOnline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Ali Berishën.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës pasi që për banorët që jetojnë në atë zonë ai është i panjohur dhe as nuk është saktësuar ende se nga ballkoni i cilit kat është hedhur.

Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Hetim i vdekjes’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *