Kurti pas telefonatës me Macronin: Shpreha besimin se Franca do ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka falënderuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për mbështetjen ndaj Kosovës.

Kurti tha se në telefonatën me Macronin, shprehu besimin se “Franca do ta mbështesë Kosovën në Këshillin e Evropë pa parakushte të mëtejme dhe në përputhje me opinionin dhe votën historike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”.

“Gjithashtu, insistova në respektimin dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike”, tha Kurti në X.

Ndërsa, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se në telefonatën me Kurtin, i ka kërkuar përshpejtim të themelimit të Asociacionit, të cilin e ka ndërlidhur me anëtarësimin e Kosovës në KiE.

“Megjithatë, ai theksoi rëndësinë që Franca i kushton, edhe në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet kosovare të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *