Aksidenti i rëndë në Podujevë, nga kompania e autobusit refuzojnë të përgjigjen për këtë rast

Sot është raportuar për një aksident të rëndë mes një makine me targa të huaja dhe një autobusi, ku për pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 4:40 në magjistralen Prishtinë – Podujevë, derisa në veturë ndodheshin katër persona që po vinin nga Sllovenia për pushime në Kosovë, ndërkaq autobusi i përfshirë është i kompanisë turistike “Dita”.
GazetaDemos ka kontaktuar kompaninë “Dita”, mirëpo të njëjtit kanë refuzuar të përgjigjen në lidhje me këtë rast, duke potencuar se “shefi” i kompanisë ndodhet jashtë vendit.

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe dy fëmijë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë dhe po marrin tretman mjekësor në QKUK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *