Labinot Tahiri del me një falendërim për publikun dhe ka një ‘selam’ për artistët e Ferizajit

Një këngëtar shumë i dashur dhe i pëlqyer nga publiku.

Bëhet fjalë për Labinot Tahirin i cili së fundmi ka publikuar një falendërim për Zotin dhe për publikun që e mbështesin në InstaStorie, teksa është shprehur se janë ata që nuk e tradhëtojnë, shkruan gazeta Neutral.

“Faleminderit Zotit që publiku nuk më tradhëtojë hala se po të rrija në ymyt të mosmirënjohsve do të dështoja me kohë”, shkroi ai.

Gjithashtu ai foli edhe për mosbashkëpunimet mes artistëve të Ferizajit dhe tha se do dështojnë së shpejti.

“Selami shkon për artistat e Ferizajit, që të gjithë do të dështoni një ditë së shpejti, vetëm për shkak të mosbashkëpunimit mes jush, sepse shikojeni Prishtinë edhe artistave që moti ju ka përfundu karriera ia japin dorën njëri tjetrit, e ju vetijaka, duhet ta dini se vetëm në varr shkohet vetë, kurse në jetë duhet të jeni mirënjohës që edhe nëpër gazeta e intervista ju kam përkrahë e sot një bashkëpunim nuk dini me bo”, shtoi ai.

Ky është reagimi i tij i plotë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *