I moshuari në Prizren në hall me ish-bashkëshorten, e denoncon në Polici

Shpesh herë për çiftet kosovare telashet nuk marrin fund me shkurorëzim. Shumë nga ta vazhdojnë të kenë probleme me ish-partnerët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në Prizren, ku një burrë 66-vjeçar ka denoncuar në Polici ish bashkëshorten e tij, me të cilën thotë se ka probleme.

Njësitet policore kanë arrestuar të dyshuarën e cila është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit, ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *