Një përplasje e ashpër ka ndodhur në prime-in e së shtunës midis ish-banores së BBVA-s, Vesa Smolica dhe opinionistit të spektaklit Arbër Hajdari.
Temë diskutimi ishte termi “injorante” që Vesa e kishte përdorur për të përshkruar banoren Heidi Baci, derisa Arbri siç duket e kishte pyetur se nëse e dinte Vesa kuptimin e këtij termi që kishte përdorur.
“Në prime-in e fundit kur dola unë e kom përmend një term që iu drejtova Heidit ‘injorante’, ndërkohë Arbri kur e komentoi më tha ‘moj Vesa a e din çfarë do të thotë injorante?’ sepse mendoj që edhe Meritoni dhe Bardhi kanë përdor shumë shprehje të cilat si kanë ditë në Shqipëri, ndërkohë Arbër [i drejtohet Arbrit] unë jam rrit në mediet shqiptare artistikisht, jam rrit me televizionet shqiptare, unë jam rrit me Shqipërinë, injorante nuk është ndonjë fjalë e madhe që mos me e ditë sepse është një fjalë shumë e përdorur që me i thonë një gazetareje si mu, a e din? [kuptimin]”, iu ajo drejtua Arbrit siç duket e ofenduar me pyetjen nëse ajo e dinte kuptimin e këtij termi.
“Më vjen marre me e thënë ti që e ke një bashkëshorte që vjen nga Kosova, pse me e thënë, pse me ma ul imazhin në atë pikë. Normalisht që më vjen inati edhe drejtona në atë pikë”.
Ndërkaq, Arbri nuk qëndroi indiferent ndaj komentit për bashkëshorten dhe ia ktheu menjëherë.
“Ledion unë për dijeni të Vesës, dashurinë për Kosovën e kam në shtëpi, Vesa nuk e ka akoma. Së dyti unë me gruan time nuk përdorim fjalën injorante nuk e di se këta e paskan për mirë”, u përgjigj Arbri.
Pas kësaj, debati mes të dyve përshkallëzoi dhe Vesa u dëgjua duke i thënë se duhet ta linte pozitën e analistit se dikush tjetër të vinte në vendin e tij.