Momenti kur ministrja serbe e Kulturës lëshon sallën pasi Kosova merr çmim në Biennalen e Venedikut

Klankosova.tv ka siguruar pamjen e plotë të momentit kur ministrja serbe e Kulturës, Maja Gojkoviq, ka lëshuar të shtunën sallën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Biennalen e Venedikut.

Gojkoviq u largua nga vendi në fjalë menjëherë pasi ekipi i Kosovës e fitoi çmimin “Mirënjohje e Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në edicionin e 60-të të Ekspozitës Ndërkombëtare të Biennales së Venecias.

Çmimin e pranuan artisja Doruntina Kastrati, kuratorja Erëmirë Krasniqi dhe komisionerja Hana Halilaj.

“Instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” paraqet përvojat e grave që kanë punuar në një fabrikë llokumesh në Prizren, në vendlindjen e artistes.

Klankosova.tv ka raportuar edhe gjatë ditës së shtunë për këtë çështje. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *