Zeqiri: Është hera e parë që nuk do të dal në votime

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se nuk do të del në votime dhe se për të kjo është hera e parë që nuk merr pjesë në një proces zgjedhor.

“Është hera e parë që nuk do të dal në votime”, ka thënë Zeqiri.

Ai ka thënë se veprimet e Listës Serbe gjithmonë kanë qenë pengesë.

“Lista Serbe e di se ku është vet në realitet sa i përkët votës së qytetarit, por edhe raportin me qytetarin që e ka pasur dhe e ka. Lista Serbe për mua është e dështuar dhe vetë ata votues që ajo thirret se i përfaqëson, e di shumë mire se çfarë raporti ka me qytetarin”, ka thënë tutje kreyetari i Zubinb Potokut për Dukagjinin.

“Ajo kurrë realisht nuk është marrë me votën e qytetarëve…Tashmë ajo ka bërë një tërheqje taktike për të zhvilluar propaganda siç ajo di të bëj. Kështu që rezultat nuk do të ketë”, ka shtuar ai.

I pyetur se a beson që do të vazhdojë qeverisjen e tij në këtë komunë, ai u përgjigj duke thënë se është optimist se do të vazhdojë mandarin e tij deri në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *