Një person është gjetur i shtrirë pa shenja jete në një pyll.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën në fshatin Batllavë të Podujevës.
Rasti është raportuar nga familjari i viktimës, njofton raporti 24 orësh i policisë.
“Njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim.