Kapen barna ilegale në veri

Inspektorati Farmaceutik në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, më 16 prill ka realizuar një aksion inspektues në subjektet që operonin me produkte dhe pajisje medicinale në Mitrovicë të Veriut.

Këto subjekte ushtronin veprimtarinë e barnatores edhe pse ishin të pa licencuara sipas dispozitave ligjore në fuqi të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe një pikë karburanti.

Në pikën e karburantit “ËOL Group” në Leshak, janë konfiskuar produkte ilegale me banderolë të Serbisë.  Gjithashtu, është realizuar inspektim edhe në disa barnatore si: Barnatorja “Moja Apoteka” në Leshak, Barnatorja “Moja Apoteka” në Leposaviq dhe Barnatorja “Tilia “.

Këtyre barnatoreve iu është ndërprerë veprimtaria farmaceutike dhe të njëjtat janë udhëzuar që të licencojnë veprimtaritë e tyre, sipas legjislacionit në fuqi në vend.

Ndërsa në pikën e karburanteve është ndaluar veprimtaria farmaceutike. Ministria e Shëndetësisë paralajmëron se aktivitetet të cilat dëmtojnë shëndetin e qytetarëve do të sanksionohen në të gjithë territorin e vendit, pa dallim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *