E dhimbshme: Kjo është 35-vjeçarja që vdiq pas aksidentit të rëndë në Podujevë

Mëngjesin e sotëm ndodhi një aksident i rëndë trafiku në Podujevë, ku vetura u godit nga një autobus.


Burrë e grua mbetën të vdekur, ndërsa dy fëmijët kanë pësuar lëndime trupore, me ç’rast janë dërguar në emergjencën e Prishtinës.


Më parë është raportuar se 36-vjeçari që gjeti vdekjen është Shemsedin Sopaj, ndërkaq sipas burimeve, 35-vjeçarja që vdiq është bashkëshortja e tij Myrvete Sopaj.


Mësohet se gjendja e fëmijëve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.


Në lidhje me këtë rast janë deklaruar edhe kryetarët e dy komunave, Malishevës dhe Podujevës, të cilët kanë shprehur ngushëshillme për familjarët.


Ndërkaq, nga Policia kanë bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimave është dërguar për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *