“K*rvë, po shkon me burra tjerë”:Gjakovari i dehur rrah gruan e tij

Alkooli shpeshherë është një sherr, pasi shumë persona për shkak të konsumimit të tepërt përfundojnë në telashe.

Një rast i tillë ka ndodhur në Gjakovë, ku një burrë përfundoi në pranga pasi u denoncua nga bashkëshortja e tij

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur të enjten pas mesnate, ku i dyshuari kishte pasur një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij, për të cilën ka dyshime se e tradhton.

Ai është drejtuar asaj me fjalë ofenduese “k*rvë, ti po shkon me burra tjerë” e më pas edhe e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me grushte.

39-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, me ç’rast njësitet policore kanë arrestuar personin e dyshuar. Ai u shoqërua në stacion policor, por ishte i pamundur intervistimi i tij për shkak se rezultoi në gjendje të dehur.

Me vendim të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *