Ky është 24-vjeçari që dyshohet se kreu marrëdhënie me një 16-vjeçare në Gjilan

Policia sot përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se është arrestuar një person, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Sipas policisë, viktima nuk ka pranuar të kthehet të familjarët e saj.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare- e mitur. Viktima nuk ka pranuar të kthehet te familjarët e saj dhe është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia.

Gazeta Sinjali raporoi se i arrestuari është Endrit Hafizi, 24 vjeçar, ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e mitur, 16 vjeçare.

Rasti është zbuluar nga familja e vajës, e cila e ka raportuar rastin në Polici, dhe ka treguar se bija e tyrë ndodhej tek shtëpia e të dyshuarit në Gjilan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *