Disa persona kanë shtënë me armë zjarri dje në Graqanicë në drejtim të një veture në lëvizjes, e që më pas janë aksidentuar në mes veti.
Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku e ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar në afërsi të veturës së tij, i cili vullnetarisht e ka dorëzuar një pistoletë me leje.
Lidhur me rastin janë arrestuar do persona, të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“ Graçanicë, 16.04.2024-14:50. Është raportuar se nga një veturë e dyshuar, e cila ishte në lëvizje me shpejtësi të madhe, nga persona të dyshuar është duke u shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër në lëvizje, dhe pastaj të njëjtat vetura janë aksidentuar në mes veti. Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ku e ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar në afërsi të veturës së tij, i cili vullnetarisht e ka dorëzuar një pistoletë me leje. Njësitet policore të forenzikës në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja nga arma e zjarrit. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë