Çfarë po ndodh?Fero në paraburgim, por publikon foto në instagramin e tij

Dje, Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar 30 ditë paraburgim rep-artistit Feronit Shabani, i njohur në publik si“Fero”.

E sot çuditërisht në profilin e tij në Instagram u publikua një imazh i vet reperit.

Ky postim menjëherë pas publikimit mori numër të madh të pëlqimeve dhe komenteve mirëpo nuk dihet se nga kush u bë publike.

Ndryshe Fero u arrestua pasi në rrjetet sociale u bë virale një video-incizim, ku ai shihej duke goditur me grushte një qytetar në veturën e tij.

Avokati i këngëtarit për lajmi.net tha se ata si palë mbrojtëse do paraqesin ankesë në afatin ligjor, mirëpo nuk komentoi veprimin e gjykatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *