“Shpalleni gjendjen emergjente tani” – protestohet pas vrasjeve të grave

Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur protestë për vrasjen e gruas e cila u vra sot në qytetin e Pejës nga bashkëshorti i saj. Protesta u mbajt para Forumit të Gruas, Paqes dhe Sigurisë.

Protesta e së martës vjen pas vrasjes së një gruaje në Pejë, e që ndodhi vetëm katër ditë pas një tjetër vrasjeje në Ferizaj.Aktivistja Liridona Sijarina, ka thënë se institucionet duhet të shpallin gjendje emergjente pas vrasjes së grave në Kosovë.

Ajo pati kritika edhe për mënyrën se si po mbahet ky Forum.

“Presidenca edhe neve asnjë prej shoqërisë civile këtu që jemi nuk e kanë ftuar. Kjo neve na lënë pa alternativa të tjera, ne nuk është që mundemi me ndejt të heshtur përderisa shteti vazhdon me mbajt konferenca që janë të izoluara e që janë për një audiencë goxha të filtruara të cilët ata vetë i vendosin edhe i injorojnë komplet thirrjet tona”, ka thënë Sijarina.

“Kështu që bëjmë thirrje edhe prej këtu edh prej Qeverisë edhe Presidencës që mos me u marr me neve aktivisteve por me u marr me problemet e kësaj shoqërie dhe që është pasiguria e thellë në të cilën jetojnë vajzat edhe gratë e Kosovës. Bëjmë thirrje edhe një herë që shteti me shpall gjendje emergjente. Dje protestuam për vrasjen e grave dhe sot u quam me një lajm që edhe një grua u vra ne Pejë. Kjo është gjendje që duhet me na alarmua jo vetëm neve por edhe shtetin. Me këtë rast kërkojmë reagim edhe veprim të menjëhershëm. Çdo vonës nga shteti është duke i vrarë vajzat edhe gratë”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *