Një grua është vrarë mëngjesin e sotëm në qytetin e Pejës. I dyshuari për vrasje është bashkëshorti i viktimës.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në banesën e çiftit, në rrugën “Bill Clinton”.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka thënë për Gazeta Neutral se personi i dyshuar, Edmond Lajqi është ndaluar për 48-orë.
Ai tha se të dyshuarit i është sekuestruar arma e zjarrit dhe se në vendin e ngjarjes janë kryer te gjitha procedurat hetimore.
“Trupi i pa jetë është tërheqë prej IML, me urdhër të prokurorit të shtetit pritet t’i bëhet obdukimi. Personi i dyshuar është ndaluar për 48-orë ku i është sekuestruar arma e zjarrit, në vendin e ngjarjes janë kryer te gjitha procedurat hetimore dhe policia ka marrë autorizimet e nevojshme për t’i kryer të gjitha hetimet e nevojshme. Tash është fazë shumë e hershme, për momentin jemi në vendin e ngjarjes dhe janë duke u përfundu të gjitha veprimet e nevojshme.”, tha ai.