Tronditëse: Dy gra u vranë nga burrat brenda pesë ditësh në Kosovë

Vrasja që ndodhi sot në Pejë është rasti i dytë brenda pesë ditësh në Kosovë kur gratë dyshohet se u vranë nga bashkëshortët apo ish-bashkëshortët e tyre.

Ngjarja që ndodhi sot tronditi vendin. Edmond Lajqi e privoi nga jeta bashkëshorten e tij, Gjyljeta Ukella, duke e qëlluar me armë. Kjo ngjarje që tronditi Pejën dyshohet se ndodhi në banesën e çiftit. Sinjali ka mësuar se Lajqi u dorëzua vet në Polici dhe raportoi për krimin ndaj bashkëshortes.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se dyshuari për vrasjen e bashkëshortes, ka të kaluar kriminale. Po ashtu, sipas informacioneve të para, çifti dyshohet se kanë pasur raste të dhunës në familje në të kaluarën, që janë raportuar te organet e rendit.

Ndryshe, rasti tjetër ndodhi më 12 prill, ku një 21-vjeçare, Erona Cokli, u vra brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj nga ish bashkëshorti i saj, Valon Aliu.

Ky i fundit tashmë ndodhet në paraburgim.

Ndryshe, Rel ka raportuar se nga viti 2010 deri në prill të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 57 gra. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna.

Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *