“E vrava gruan…”/ Edmond Lajqi u dorëzua vet në Polici dhe raportoi për krimin ndaj bashkëshortes

Një rast tragjik ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm, ku një burrë dyshohet se e ka vrarë gruan e tij. Sinjali raportoi ekskluzivisht se burri që dyshohet se vrau gruan e tij është Edmond Lajqi, i cili tashmë është prangosur.

Ky krim që tronditi Pejën dyshohet se ndodhi në banesën e çiftit.

Sinjali ka mësuar se çifti dyshohet se kanë pasur raste të dhunës në familje që janë raportuar te organet e rendit.

Burimet e Sinjalit po ashtu kanë bërë me dije se Lajqi u dorëzua vet në Polici dhe raportoi për krimin ndaj bashkëshortes, Gjyljeta Ukella.

Lajmin për rastin tragjik e ka konfirmuar kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj, i cili njoftoi se i dyshuari është arrestuar, teksa trupi i pajetë i viktimës akoma nuk është tërhequr nga vendi i ngjarjes.

Kurmehaj tha se ende s’dihen motivi dhe detajet e tjera.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *