Ka ndërruar jetë në moshën 20 vjeçare studentja e gjermanishtes, Vlera Sadiku, e cila u godit nga treni me 26 mars, në lagjen Lakrishte në kryeqytet.
Shefi i intenzivës, doktor Shaqir Uka ka thënë për “Indeksonline”, se ajo nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda edhe pse stafi mjeksor në QKUK e ka dhënë maksimumin.
“Pacientja ka qenë duke u trajtuar tek ne, por s’ka mund të iu bëjë ballë plagëve të marrë. Andaj sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë“, ka thënë Uka për Indeksonline.