Dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare – Prokuroria Speciale deklarohet pas intervistimit të Rozeta Hajdarit

Ministrja, Rozeta Hajdari sot paradite për disa orë është intervistuar brenda Prokurorisë Speciale.

Hajdari është intervistuar në cilësinë e të dyshuarës. Ajo po dyshohet se e ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, shkruan Insajderi.

Rasti ka të bëjë me rezervat shtetërore, bëjnë me dije nga prokuroria

“Pas interesimit të madh të mediave, Prokuroria Speciale, njofton opinionin publik se, sipas ftesës së kësaj prokurorie, Rozeta Hajdari, Ministre në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 414 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me rezervat shtetërore”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Hajdari ka shfrytëzuar të drejtën e saj që të mbrohet në heshtje.

“Mirëpo, e njëjta sot nuk është deklaruar, dhe siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale ka shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje”, bëhen me dije në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *