Neutral Bizz pak më parë raportoi se në klubin e natës “Bolero” në Zvicër ka ndërhyrë policia zvicerane pasi ishin duke kënduar disa këngëtar që nuk ishin të pajisur me vizë pune.
Burimet e Neutral Bizz bëjnë të ditur se bëhet fjalë për këngëtarët Sinan Vllasaliu, Soni Malaj dhe Don Phenom.
Mbrëmjet e shpeshta të këngëtarëve në diasporë sjellin përfitime të larta për artistët. Shuma të majme parash besohet të marrin këngëtarët në paraqitjet e tyre 30 minutëshe. Për vetëm gjysëm ore, një këngëtar mund t’i marr mbi 5 mijë euro.
Megjithatë, sipas rezultateve të fundit nga ASK, dyshohet se këngëtarët nuk i raportojnë këto të hyra. Mbrëmjen e 13 prillit, në klubin “Bollero” në Zvicër, policia ndërhyri duke ndalur performancën e këngëtarëve.
Sipas të njëjtit burim, dyshohet se artistët nuk kanë qenë të pajisur me vizë pune. Ndryshe, për të kënduar jashtë shtetit, këngëtarët shqiptarë duhet të pajisen me vizë pune si cdo person tjetër që merr rrugët e gurbetit për të punuar/ Neutral Bizz.