Përleshje me shufra metali për parking në Prishtinë: Baballarët me djem rrahen 2 vs 2 

Një rrahje mes katër personave ka ndodhur sot në rrugën “Mustafë Veselaj” në Prishtinë, si pasojë e një mosmarrëveshje për parking, raporton Gazeta Sinjali. Në përleshje u përdor edhe një mjet i mprehtë, ndërkohë që të dyshuarit kanë përfunduar në Polici. 

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se katër personat e përfshirë në përleshje janë fqinj mes vete dhe gjithçka ndodhi pas një mosmarrëveshje për shkak të një parkingu.

Fqinjët gjatë rrahjes nuk kanë kursyer as mjetet e forta si shufra metalike, ku si pasojë e kësaj dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore, për çka u desh të marrin trajtim mjekësor.  Sinjali mëson se të dyshuarit që u kapën janë dy baballarë me djemtë e tyre. 

Pas intervenimit të Policisë, të njëjtit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tyre janë hapur rastet ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Sulmi’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *