Një debat i ashpër kaploi sot banorët brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, pas një “sherri” të cilin e filloi Liami.
Derisa Graciano po bënte një bisedë të zakonshme me Rozën, Riken dhe Erjolën, erdhi Liami i revoltuar dhe rrëzoi të gjitha gotat dhe filxhanët në tavolinën e tyre.
Pas kësaj reagimi i menjëhershëm ishte i Erjolës për këtë gjest të paarsyeshëm.
“Çfarë bën o kafshë, o idiot çfarë bën?”, reagoi ajo me nervozizëm drejt Liamit derisa Graciano kishte një reagim të ngjashëm ndaj tij.
Pas këtij gjesti, Liami u reagoi duke u thënë se i kishin përmendur emrin e tij në bisedë.
“Mos flisni për mua. Vetëm muhabeti bëni kot. Për mu pra po flisnit keni tre orë aty. S’keni turp. Ju kam dhënë mundësi tre-katër ditë të flisni me mua dhe asnjëri nuk vjen”, ua ktheu Liami atyre, duke arsyetuar veprimet e tij.