Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Kosovën pasi pas disa të shtënave me armë zjarri në qytetin e Ferizaj, mbeti një grua e vdekur, teksa u plagos një burrë.
Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se gruaja që mbeti e vrarë pas të shtënave është Erona Cokli, 21-vjeçare.
Sinjali poashtu përmes burimi mësoi edhe emrin e personi që shtiu me armë në drejtim të viktimës, që dyshohet se është bashkëshorti i saj.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes është Valon Aliu, 36-vjeçar.