Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, mesditën e kësaj të premte, është vrarë një grua.
Rasti ka ndodhur në Qendrën për Punë Sociale, ndërsa vdekja e saj është konfirmuar në vendngjarje nga mjekët kujdestarë, transmeton klankosova.tv.
Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Nga këto të shtëna i plagosur ka mbetur edhe një person mashkull.
I njëjti është dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Ferizaj.