Kompania “Pastrimi” ka njoftuar se nga dita e enjte ka nisur aksionin për largimin e mbeturinave inerte dhe të vëllimshme në kryeqytet.
Ky aksion do të bëhet afër pikave të kontenjerëve.
Kështu bën të ditur “Pastrimi”, përmes një postimi në Facebook.
Ky është postimi i plotë i Kompanisë
ompania “Pastrimi”, Sh.A Njësia Operuese në Prishtinë, njofton se që nga data 11.04.2024 ka nisur aksionin për largimin e mbeturinave inerte dhe të vellimimshme në qytet, konkretisht afër pikave te të gjithë kontejnerëve, në përputhje me planifikimet tona.
Ky aksion është duke u bërë si rezultat i gjëndjes në teren, dhe do të mundësojë që aktualisht gjendja me mbeturinat inerte dhe të vëllimshme të jetë nën kontroll, pasi që jemi të përkushtuar në përmirësimin e kësaj situate problematike për qytetin dhe kompanonë tonë.
Ju ftojmë për mbeshtetje dhe bashkëpunimin tuaj si dhe për marrjen e masave të nevojshme për të siguruar që ky aksion të realizohet me sukses.
# Bashkë për një qytet të pastër