Një rast i kontrabandës me mallra në Leposaviq është raportuar në Policinë e Kosovës, shkruan Insajderi.
Bazuar në raportin e policisë, një kamion me targa të Serbisë, i ngarkuar me rreth 4 tonë mish pule, ka devijuar rrugën dhe ka hyrë në një prua.
I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti cilësohet si me lart.
Njësitet policore relevante në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, janë duke u marrë me rastin.