Një ngjarje e paprecedentë është shënuar ditën e sotme në kryeqytet. Sipas informacioneve, një 42-vjeçar ka goditur me shufër metalike një të mitur.
Burri është proceduar penalisht për veprën e kryer, teksa mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Nuk dihet se çfarë e ka shtyrë 42-vjeçarin me inicialwt E.Z të dhunojë mizorisht të miturin, por arsyet duket se janë shkak i një sherri momental banal.
Materialet hetimore për E.Z kanë kaluar në prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.