Teologu nga Shkupi, Zekirijia Idrizi është penduar për deklaratat e tij për dalje nga feja.
Ai tani thotë se është rikthyer edhe me i fuqishëm se sa ka qenë në fenë islame.
Në emisionin ‘Hambari’ në Kanal10, Idrizi thotë se feja e shqiptarit nuk është shqiptaria, por islami.
Ai shton se shumica e shqiptarëve edhe pse janë myslimanë nuk kanë aspak njohuri për islamin.