Një shpërthim në një hidrocentral ka ndodhur të martën në malet Apenine të Italisë në jug të Bolonjës, ku la të paktën katër punëtorë me djegie dhe gjashtë të tjerë u raportuan të zhdukur, njofton agjencia italiane e lajmeve LaPresse.
Siç raporton Washington Post, shpërthimi ndodhi në hidrocentralin në digën Suviana, rreth 70 kilometra (40 milje) në jugperëndim të Bolonjës.
Kryetari i bashkisë së qytetit të afërt të Camugnano, Marco Masinara, tha se shpërthimi ndodhi nëntë nivele nën tokë gjatë punës në turbina, raportoi e përditshmja il Resto di Carlino.
Ai tregoi se kishte vështirësi të arrinin te viktimat. Policia dhe zjarrfikësit po i përgjigjen shpërthimit.
Në anën tjetër, akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit që lëndoi katër dhe gjashtë tjerë po konsiderohen të zhdukur.