Drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes Vjosa Osmani, në të cilën ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka gisht në vendimin e Listës Serbe që të mos marrë pjesë në votimin për zëvendësimin e kryetarëve të komunave në veri të vendit
Ai, me anë të një postimi në platformën X, ka theksuar se Osmani përdorë gënjeshtra brutale pasi nuk mundet t’i bëjë ballë suksesit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Paris të Francës.
“Si nuk e ka parë ajo presionin kur Vuçiq i kishte ftuar serbët e Kosovës të marrin pjesë në nënshkrimin e peticioneve për largimin e kryetarëve të komunave në veri?”, ka thënë Petkoviq.